Eco Friendly

Ne e kuptojmë më së miri rëndësinë e një ambient të shëndetshëm, prandaj dhe praktikojmë politika dhe praktika që mbrojnë ekosistemin.

Politikat e “gjelbra” të hotelit:

  • Sistem solar net mettering 42,5 kw.
  • Përdorimi llambave LED të cilat ruajnë energjinë (dhoma, ambientet e përbashkëta, pjesët e jashtme të hotelit etj.)
  • Termostat i cili kontrollon automatikisht ngrohjen ose ftohjen e dhomës.
  • Përdorimi i kartave të dhomës për të kontrolluar dritat dhe ajrin e kondicionuar në dhoma.
  • Ajri i kondicionuar punon vetëm kur dritaret janë mbyllur.
  • Përdorimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike, efikase për energjinë, të certifikuara për konsumim të pakët energjie.
  • Mbajtjen e të dhënave për pajisjet e hotelit.
  • Hoteli furnizohet nga rrjeti i ujit të qytetit.
  • Përdorim rezervuar për të mbledhur ujin e shirave për vaditje.
  • Inkurajojmë njerëzit të përdorin për më shumë se 1 natë peshqirët dhe çarçafët e dhomës.
  • Uji i pusit ka kontroll hidraulik.
  • Ekziston një sistem për të ruajtur ujin në banjat publike.
  • Drita automatike në vende të përbashkëta (tualetet dhe korridoret).
  • Minimizimi i harxhimeve të kota në maksimumin e mundshëm.
  • Kosha riciklues në dhoma dhe ambientet e përbashkëta.
  • Shmangien e pajisjeve elektronike të panevojshme.
  • Izolim adekuat të hotelit.
  • Panele diellore për ujë të nxehtë.
  • Përdorimin e pompave për ngrohje dhe ftohje të gjithë hotelit.
  • I gjithë stafi është orientuar mbi përdorimin e teknikave për mbrojtjen e ambientit.
  • Pjesëmarrja e certifikuar në programin e riciklimit të mbeturinave të vajrave të cilat konvertohen në biokarburante nga kompania e duhur në mënyrë ligjore dhe të sigurt.
  • Të gjitha shishet e qelqit i rikthehen furnizuesit.
  • Riciklim i baterisë në kosha të veçantë të siguruara nga kompania AFIS.