EKSPERIENCA

Bukuri dhe Rehati

Hotel & Spa Aar ju siguron jo vetëm një qëndrim të këndshëm, por gjithashtu dhe eksperienca të papërsëritshme bukurie dhe rehatie.

Ne ju ftojmë që të eksploroni një prej vendeve më të bukura të hotelit ku mund të relaksoheni dhe përtëritni veten tuaj.

Bëji vetes tënde një dhuratë! Zgjidh një prej shumëllojshmërisë së masazheve që ne ofrojmë dhe thjesht rehatohu në atmosferën e këndshme.

Lehtësira dhe Shërbime

Në rast se doni ta qetësoni veten tuaj si fizikisht dhe mendërisht, përdorni saunën. Sauna ndikon pozitivisht në sistemin qendror të nervave, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe gjëndrat e djersës, por më kryesorja është që lufton stresin dhe relakson trupin.

Ju mund të zgjidhni dhe hamamin i cili do t’ju pastrojë lëkurën dhe t’jua lëmojë atë, do t’ju lirojë prej dhimbjeve të muskujve dhe lodhjes së tepërt.

Të mirat e ujit janë të pafundme dhe të pamohueshme. Kështu që shijojeni një masazh brenda një xhakuzi nën dritën e qirinjve dhe muzikën balineze.

Përveç të gjithave, stafi i mirëtrajnuar mund t’ju ofrojë terapi të ndryshme si për trupin ashtu edhe për fytyrën.

Hoteli jonë ofron paketa të plota për ata të cilët dëshirojnë trajtim të plotë të fytyrës dhe trupit.

Hotel & Spa Aar e ndërtoi këtë pjesë pikërisht si dhuratë për të ripërtëritur vizitorët por edhe banorëte Janinës gjithashtu.

Orari:

Ε hënë: 12:00 - 18:00

E marte - Ε mercure: 14:00 - 22:00

Ε enjte - E shtunë: 12:00 - 22:00

 

Jepini vetes pak "kohë për mua" këtë festë të Krishtlindjeve me një arratisje të këndshme në banjën tonë, duke pushuar në ambientet tona dhe duke zgjedhur një masazh të këndshëm ose një trajtim special spa!

Hidhini një sy ofertës →

 

Mësoni më shumë rreth terapive të disponueshme

Në qoftë se doni të bëni një dhuratë të veçantë dhe speciale jeni në vendin e duhur! Dhuroni njerëzve tuaj të zemrës një ditë spa dhe trajtime, dhe bëjini ata me të vertetë të lumtur!