AKOMODIMI

Dhoma Ekzekutive

Shijoni eksperiencën e një qëndrimi të këndshëm dhe përfitoni nga luksi i ofruar prej mikpritjes tonë!

Hapësirat dhe Shërbimet e Dhomës

Në mënyrë që të krijonim një ambient të qetë dhe miqësor, ne e kemi pajisur hotelin në mënyrë të tillë bazuar në nevojat e biznesmenëve dhe turistëve gjithashtu.

Në hotelin tonë do të gjeni vende të rehatshme, të dekoruara më së miri dhe të pajisura për familje, çifte dhe individë!

Llojet e dhomave: Teke, Dyshe dhe Treshe.

Teke

Zgjidhe këtë opsion në qoftë se je një udhëtar i vetëm ose një individ që e viziton Janinën për biznes.

Dhomat tona të dekoruara në mënyrë moderne e me ngjyra të ngrohta janë më se të përshtatshme për rehatin tuaj. Shërbimi shumë i shpejtë i shërbimit të internetit bën të mundur që ju ta përdorni atë në çdo moment, pa pasur asnjë vështirësi.

Ne gjithashtu ju ofrojmë dhe shërbim dhome që të shijoni një ushqim të shpejtë, të pini ose edhe një vakt të tërë, që të mund ta shijoni në ballkonin tuaj që ofron një pamje mahnitëse. Në dhomë gjendet gjithashtu dhe një hapësirë e konsiderueshme ku mund të vendosni laptop-in dhe dokumentet tuaja.

Dyshe

Dhoma dyshe ose çift, është zgjedhja më e mirë për çiftet, miqtë dhe kolegët.

Me hapësirë të mjaftueshme dhe një dekorim elegant, dhoma dyshe krijon një atmosferë që ju relakson.

Duam të vazhdojmë ta vëmë theksin te cilësia e dyshekëve dhe çarçafëve për rehatin tuaj. Ka hapësirë dhe për një krevat fëmijësh, gjithmonë në rast se ju e kërkoni.

Dilnii në ballkon, pini një gotë verë dhe shijojeni qëndrimin tuaj!

Treshe

Kjo lloj dhome është ideale për familjet ose një grup shokësh/shoqesh.

Dhoma treshe ka shumë hapësirë dhe është gjithashtu plot dritë. Ti mund ta zgjedhësh dhomën treshe me një krevat dopjo dhe një tek ose mund të zgjedhësh një dhomë me tre krevat tekë.

Dekorimi modest plot me ngjyra toke i shton një ton rehatie më shumë qëndrimit tuaj. Në tualet mund të gjeni shampo e cilësisë së lartë si dhe sapunë me aroma të ndryshme. Në këtë lloj dhome ka hapësirë dhe për një krevat fëmijësh, në rast se ju e kërkoni.

Ιnternet pa pagesë

Ne i kemi rregulluar dhomat dhe hapësirat e Hotel & Spa Aar -it në mënyrë që klientët tanë të kenë kudo akses shumë të shpejtë interneti.

Në pajisjet e dhomës përfshihen:

  • Ngrohje – Ajër të Kondicionuar
  • Frigorifer
  • Telefon dhome
  • Internet pa pagesë
  • Tualet
  • TV LED 32’’
  • Ballkon
  • Tharëse Flokësh
  • Kasafortë