AKOMODIMI

Suitat

Hotel & Spa Aar ju mirëpret në parajsën e tyre! Për ata të cilët dëshirojnë një shije luksi më tepër, hoteli jonë ofron dy suita spektakolare.

Të Mirat dhe Shërbimet e Suitave

Suitat tona ofrojnë një hapësirë përrallore, kombinimin e një dhomë gjumi dhe një salloni.

Dekorimi modern në ngjyrat e tokës do t’ju qetësojë shpirtin ndërkohë kualiteti i lartë i çarçafëve do të qetësojë trupin tuaj.

Shijoni një kafe ose një pije në ballkon dhe përjetoni magjinë e natyrës.

Luks & Estetikë

Kjo dhomë është e përshtatshme për çifte të cilët dashurojnë luksin, për familje me katër anëtar të cilët dëshirojnë një qëndrim të rehatshëm dhe të këndshëm, por dhe për ata të cilët duan që muaji i mjaltit t’u mbetet i paharrueshëm!

Në pajisjet e dhomës përfshihen:

  • Ngrohje – Ajër të Kondicionuar
  • Frigorifer
  • Telefon dhome
  • Internet pa pagesë
  • Tualet
  • TV LED 32’’
  • Tharëse Flokësh
  • Kasafortë
  • Ballkoni (me pamje nga liqeni sezonal Vrelis)